Mirel Josa, trajneri i Laçit, është një nga kandidatët për fitimin e çmimit “Trajneri më i mirë i vitit” në mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”. Që organizohet nga FSHF me mbështetjen e DigitAlb. Në një prononcim për SuperSport, tekniku me më shumë ndeshje në futbollin shqiptar, i cili garon për çmimin bashkë me Edlir Tetovën dhe Orges Shehin, u shpreh:
“Çdo njeri ndihet mirë, këtu është një mbrëmje gala që ka të bëjë me rezultatet e futbollit, qoftë me futbollin ndërkombëtar. Ky organizim na bashkon të gjithëve bashkë. Jam, jo i surprizuar, thjesht pres të respektoj kolegët e mi. Gara me dy ‘nxënësit’ e mi? Janë persona që kanë punuar me mua. Dua t’u them që unë ndihem krenar që këta djem ndjekin rrugën e trajningut. E kanë pas vendosur ta ndiqnin që pa lënë futbollin.
Pushimi duhet, por ndonjëherë na e japin. Jemi të detyruara t’i marrim pushimet. Nuk jemi as të parët, as të fundit. Ndodh edhe në Europë, të mos mërzitemi. Laçi? Unë personalisht jam kthyer shumë herë te skuadrat që kam punuar. Kur rikthehesh është shumë e rëndësishme që të të kërkojnë vetë drejtuesit, jo të kërkosh ti të rikthehesh.
Nuk mund të krahasoj dy skuadra e Laçit. E para ka qenë më shumë cilësorë, tani jam i kënaqur me mënyrën se si punojnë lojtarët e rinj”, u shpreh trajneri me më shumë ndeshje në futbollin shqiptar.