Të gjithë njerëzit e presin me padurim parashikimin e astrologes tonë, Meri Shehu, për vitin 2024. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ka treguar se në përgjithësi, për Shqipërinë, ky vit i ri do të jetë me sfida.
Rudina Magjistari: Si do të jetë 2024-ra në përgjithësi?
Meri Shehu: Duhet të kuptojmë një gjë, që Jupiteri që është planeti i zgjerimit ose i dhënies së mundësive dhe ai që i bënë të dukshme të gjitha këto zhvillime, do futet në shenjën e Binjakëve nga qershori e tutje. Kështu që të gjithë tonalitetin ne e presim në këtë periudhë sepse pak a shumë shijen e Jupiterit në Dem e kemi ndjerë gjatë 2023-shit dhe është e tepërt ta ritheksojmë. Por, 2024-ra me futjen e Jupiterit në Binjakë do mbarti disa cilësi të tjera. Jupiteri në Binjakë është në pozicionin e tij më të ulët ose më të keq, thonë astrologët. Dhe kur një planet, sepse ju e dini që Jupiteri udhëheq Shigjetarin, por në Binjakë është përballë shenjës së tij dhe kur një planet futet në pozicionin e tij më të vështirë, mund të nxjerrë të gjitha karakteristikat toksike të asaj shenje. Kjo nuk do të thotë që Binjakët kanë këto karakteristika, por nxjerrë anën e keqe të karakteristikave të një shenje.
Rudina Magjistari: Për Shqipërinë, për ne në përgjithësi? Domethënë, do të jetë një vit i mbarë, do të ketë sfida të shumta? Si duket?
Meri Shehu: Shqipëria do ketë sfida patjetër. Madje do t’i duhet të ndërmarrë një maratonë të fuqishme, sepse duke qenë se është shenja e Bricjapit si vend, Jupiteri në Binjakë i fut në një stil pune të fuqishme, pak stresi dhe maratonë. Unë do ta quaja që duhet të bëhen gati shqiptarët edhe për të vrapuar më shumë ose për t’u forcuar fizikisht, por edhe mendërisht, që të kapin sfidat e këtij viti.
Rudina Magjistari: Ky është lajm i mirë ë?
Meri Shehu: Ky është lajm shumë i mirë. Të bëhesh maratonomak, ky është mesazhi për shqiptarët. Ama karakteristikat tona toksike që duhet të kemi kujdes këtë vit, janë: gjërat sipërfaqësore, dyfytyrësia, thashethemet dhe të marrësh gjërat në mënyrë shumë sipërfaqësore. Por edhe komunikimi me telefona, me mjete komunikimi, do zërë vendin e një komunikimi bazë , siç mund të jetë një komunikim më shpirtëror ose më filozofik. Pra këtë vit, do bjerë pak tendenca për të kaluar në këto anë sipërfaqësore të komunikimeve, por kjo pas qershorit. Mbase në periudhën e verës kështu është më mirë, por që këto do jenë tendencat e vitit 2024.