Kohët e fundit u fol për një divorc mes Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzo. Por thashethemet që po qarkullojnë në rrjetet sociale prej javësh nuk kanë marrë asnjë konfirmim nga personat e përfshirë drejtpërdrejt.

Çifti ka preferuar ta mohojë me fakte: futbollisti dhe bashkëshortja e tij janë parë teksa po dilnin me disa miq dhe të afërm. Ata kanë darkuar në restorantin Sexy Fish në Miami së bashku me Maria Sol Messin, motrën e sulmuesit dhe mesfushorin Sergio Busquets të shoqëruar nga e dashura e tij Elena Galera.

Messi dhe Antonela Roccuzzo u treguan gazetarëve dhe shikuesve se martesa e tyre është më e fortë se kurrë: sulmuesi kalon gjithë kohën e lirë me familjen e tij. Pas daljes nga vendi i takimit, kampioni përshëndeti fansat të cilët e ndaluan për një selfie dhe një shtrëngim duarsh. Pa u vënë re look-u i Roccuzzo-s, më seksi se kurrë me një fustan të zi të prerë, kombinuar me sandale të së njëjtës ngjyrë dhe bizhuteri minimale.