Lionel Messi tashmë është një fenomen në Amerikë dhe çfarëdo ai bën dhe prek merr një tjetër vlerë.

Ashtu siç ndodhi me çmimet e biletave të klubit, shitjen e fanellave të Inter Miamit e kështu me radhë ku ylli argjentinas është pjesë.

Së fundmi një video bashkëbisedimi të Messit me djalin e tij Mateo i cili luan futboll, ku kampioni I botës I jep këshilla për futbollin po qarkullon kudo.

“Çfarë do të bësh sot Mateo, do të stërvitesh? Pse kjo është e detyrueshme?! Po! Këtu nuk mund të vish vetëm të luash, duhet të stërvitesh që të luash. Ata e kanë barrën mbi supe që janë fëmijët e mi dhe njerëzit shpesh do t’i lidhin me mua duke i krahasuar”, u shpreh Messi.

Sigurisht që të tre djemtë e Messit mbajnë një barrë të rëndë mbi supe tashmë, atë të mbiemrit të lojtarit ndoshta më të madh të historisë së futbollit.