Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel tha se duhet zgjerim i Bashkimit Evropian në vitin 2030.
“Ne sot kemi një samit shumë të rëndësishme me partnerët e Ballkanit Perëndimor. Ne presim nga ato më shumë reforma, në veçanti në sundimin e ligjit. Ne duam me shumë reforma nga vendet e Ballkanit. Por edhe ne në Bruksel duhet të bëjmë “detyrat tona të shtëpisë”. Por këtë arsye kemi filluar bisedimet.
Duam më shumë investime dhe rritje ekonomike në rajon. Ndaj edhe kemi ndryshuar strategjinë tonë, me investime konkrete. Projekti i ri është i bazuar në pajtim, zgjidhja e çështjeve të rëndësishme mes vendeve. Ne duhet të jemi gati në 2030 për zgjerimin dhe kjo kërkon angazhim nga të dyja palët. E rëndësishme është që të respektojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë qëndrojmë të përbashkëta. Ne jemi të fortë kur jemi të bashkuar”, tha ai.