Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, është cituar nga Reuters të ketë thënë në një fjalim para ligjvënësve se vendi i tij është në një luftë me shumë fronte.
“Ne jemi në një luftë me shumë fronte dhe po sulmohemi nga shtatë anë: Gaza, Libani, Siria, Judea dhe Samaria (Bregu Perëndimor), Iraku, Jemeni dhe Irani”, tha Gallant.
Dhe sipas tij, ata tashmë janë përgjigjur dhe kanë marrë masa në drejtim të këtyre gjashtë anëve. Komentet e tij vijnë pasi një sulm ajror izraelit në një lagje të Damaskut të hënën u raportua se kishte vrarë një gjeneral të rangut të lartë iranian, Sayyed Razi Mousavi.
Vrasja e Mousavi, një këshilltar për një kohë të gjatë i Gardës Revolucionare paraushtarake iraniane në Siri, erdhi mes frikës së vazhdueshme se lufta Izrael-Hamas mund të shkaktojë një përhapje rajonale.
Grupet e mbështetura nga Irani në Jemen, Liban, Siri dhe Irak kanë nisur sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij në mbështetje të Hamasit. Madje përleshjet përgjatë kufirit Liban-Izrael midis Hezbollahut dhe Izraelit kanë vazhduar të intensifikohen, me shkëmbime të përditshme raketash, sulme ajrore dhe granatime përtej kufirit.