Për analistin Skënder Minxhozi Partia Demokratike është kthyer në një ‘sallon çaji dhe librash’. Në një intervistë në “NewsLine” në ABC, Minxhozi tha se PD është shkëputur totalisht nga realiteti.

Sa i përket kreut të PD, Lulzim Basha, Minxhozi u shpreh se është mësuar që privilegjet t’i marrë falas dhe sipas tij po pret që ish-kryeministri të përballet me më të keqen që të arrijë qëllimet e tij.

“PD është kthyer në një sallon çaji dhe librash. Një institucion i shkëputur nga realiteti. Basha ende i preferuar i amerikanë, kujton se pa punuar së brendshmi do të arrijë të mbijetojë. I mësuar që ti marrë falas privilegjet dhe shpreson që Berisha të shkërmoqet kaq keq dhe të arrijë të marrë privilegje.

PD zyrtare vërtet ka sot vulën, por nga ana tjetër duhet të kujtojmë se çfarë ndodhi me 14 maj, me pak vota që nuk ngrenë peshë. PD zyrtare është po aq keq apo në mos më keq se Rithemelimi. Lulzim Basha kam frikë se do të duhet të luftojë që nga posti i tij në zgjedhjet e ardhshme nëse punët do të shkojnë kështu”, u shpreh analisti Minxhozi.