Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, ka folur për gabimin që bëri duke nënshkruar me trajnerin Rudi Garsia si pasues të Luçiano Spaletit.de laurentis

“Kur e kuptova që nuk ishte zgjedhja e duhur? Ditën që e prezantova, në Capodimonte. Duhet të kisha marrë një vendim drastik që atë ditë. Duhej t’i kisha thënë: “Të prezantova, por tani largohu”.

Sepse dikush që vjen dhe thotë: “Unë nuk e njoh Napolin, nuk kam parë kurrë një ndeshje…”. Duhet ta kisha kuptuar në atë moment. E mora me të qeshur. Fakti është se ai e përsëriti edhe herë të tjera. Do të kishte mjaftuar që Napoli me Garsian të luante të njëjtin futboll si me Spaletin. Në vend të kësaj, më kërkoi që të largoja një përgatitës perfekt si Sinati për të marrë një tjetër që… Më kishin thënë që i ngarkon lojtarët. Më duhej të qëndroja në Castel Volturno nga mëngjesi në mbrëmje”, u shpreh ai.