Nuk kanë të ndalur mrekullitë kuqezi në këtë vit europian, jo vetëm me kombëtaren por edhe me klubet.
Sërish faqja zyrtare e Europa League, ka cilësuar si magjik golin e Ernest Muçit të shënuar me klubin e tij të Legias së Varshavës në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve përballë Aston Villas ku klubi i tij u mund, megjithatë goli i shënuar nga sulmuesi shqiptarë, ishte ajo që mbahet mend nga ai 90-minutësh.
Ashtu si më parë me golat e Asanit, Bajramit apo Asllanit, llogaritë e rrjeteve sociale të UEFA-s vazhdojnë të zbukurohen nga golat e futbollistëve kuqezi, në këtë vit 2023 që nuk do të harrohet lehtë.