12 dhjetor – Hëna e re në Shigjetar

Kjo hënë e re të motivon të zgjerosh horizontin, të marrësh më shumë informacion dhe të ndërmarrësh një rrezik. Është e rëndësishme që të kuptosh se do të ndodhë një ndryshim në perspektivën tënde, i cili mund të të gjejë të papërgatitur. Gjithsesi, ne ta thamë.

21 dhjetor – Sezoni i Bricjapit fillon

Dielli do të hyjë në Bricjap më 21 dhjetor, duke shënjuar edhe sezonin e ri, i cili të bën që të fokusohesh më shumë në marrëdhënien me traditën dhe përgjegjësitë që ke. Bëj plane, shëno qëllimet dhe bëj ç’ke në dorë për t’i realizuar ato.

26 dhjetor – Hëna e plotë në Gaforre

Kapet për herë të dytë në “shtëpi bari”, e pëson keq 37-vjeçari (Emri)
Hëna e plotë në Gaforre do të ndriçojë qiellin e datës 26 dhjetor, duke të sjellë një dallgë të papritur nostalgjie dhe duke të të nxitur që të mendosh për të shkuarën dhe për të ardhmen. Mund të ndodhin ca dinamika në familje, por ti do të përforcosh ndjesinë e sigurisë.

29 dhjetor – Afërdita hyn në Shigjetar

Një frymë e re do të ndikojë në marrëdhënien tënde dhe do të kesh dëshirë të bësh qejf dhe të krijosh përvoja dhe kujtime të reja. Bëhu gati! Muaji mbyllet me momente të bukura, fiks për festat.