I ftuar në një emisionin televiziv, astrologu i njohur Jorgo Pulla që bëri një parashikim vjetor për të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut për vitin 2024, duke u ndalur tek specifikat e secilës shenjë në pjesën e karrierës, shëndetit dhe parave.

”Viti 2024 është shumë pozitiv dhe të paktën 7 muaj nga ky vit do të jenë pozitiv për të gjitha shenjat, ndërsa njihet si vit çift ku do të ketë ndryshime të mëdha në fushën e biznesit” tha Jorgo në fillim të bisedës, ndërsa shtoi se nga Maji i 2024 deri në Korrik do të ketë ndryshime të mëdha, duke mbyllur çështje të së shkuarës që mund të cilësohen si një vullkan që ka shpërthyer dhe llava mund të marrë para çdo gjë dhe pasi pastrohet, mund të nisë diçka e re. Pas muajit Maj deri në vazhdimësi do kemi mundësira për çdo fushë të jetës, pasi do kthehen shumë emigrantë dhe do hapen vende të reja pune për të gjithë. Gjashtëmujori i dytë do të jetë koha kur do të ketë kthim emigrantësh” theksoi Jorgo Pulla, duke vijuar me tej me parashikimin e detajuar për 12 shenjat zodiakale.

Dashi

Është viti i lumturisë dhe i rëndësisë së veçantë në fushën e karrierës, pasi Jupiteri është në ndikimin më të mirë dhe ju jep mundësi për punën tuaj. Dhjetëditëshi i parë i shenjës së Dashit, do të zgjidhë disa çështje ligjore, ndërsa dhjetëditëshi i dytë do të zgjidhë gjëra që mezi i ka pritur për të marrë drejtimin e duhur. Fundi i Marsit dhe fillimi i Prillit është një mundësi shumë e mirë nga ana shpirtërore, sikurse do të keni mundësi që të zgjidhni marrëveshje dhe kontrata, duke rritur standartin e jetesës. Do të ketë ndarje dhe bashkime për shenjën e Dashit, ndërsa duhet të shmangni debatet dhe grindjet. Urani do të jetë në shtëpinë tuaj deri në vitin 2026, ku do të sjellë ndryshime intensive. Mërkuri në Prill do të jetë në shenjën tuaj në retrograde dhe deri në muajin Maj keni kohë që t’i bëni gjërat mirë. Lidhjet e mira do të jenë: Dash-Peshore dhe Dash-Luan, ku mund të arrini deri në martesë.

Demi

Është moment i mirë për Demin si shenjë toke, veçanërisht në fushën e biznesit, sikurse do të kenë mundësi për rritje në detyrë. Do të ketë fat si shenjë në karrierë, e madje do të kemi njerëz që do të ngjiten në pozicione drejtuese. Rreth muajit Shkurt dhe Mars do të keni mundësi për karrierë, ndërsa mund të bëni një blerje shumë të rëndësishme si një shtëpi apo do keni mundësi që të stabilizoheni diku falë llotarisë. Dhjetëditëshi i tretë do të zgjidhë shumë probleme të mbartura. Në muajin Maj do të jetë periudhë ndryshimesh, pasi planetet bashkojnë forcat. Kujdes çfarë firmosni nëse keni të bëni me një vend pune! Në fushën e dashurisë, kombinimet më të mira janë: Dem-Akrep dhe Dem-Ujor. Ata që janë në diasporë kanë një gëzim të madh në çështje dokumentacioni. Me Bricjap të dhjetëditëshit të parë, shkoni deri në martesë, sa i takon familjes.

Binjakët

Mërkuri ka nisur ndryshimet në fushën e karrierës për Binjakët. Dhjetëditëshi i parë i tyre e ka kohën më të përshtatshme për ndryshime, në Mars deri në Maj dhe duket se era e ndryshimit po vjen në fushën e punës dhe karrierës, dhe mund të merrni një çështje kreditimi për të bërë investime në biznes. Ndikimi i Mërkurit me Uranin ju jep një mundësi të mirë për të zgjidhur problemet e së shkuarës. Në çështje që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet më të mira janë me Virgjëreshë dhe me Peshk.

Gaforrja

Gaforrja ndikohet shumë në këtë periudhë, kryesisht në punë dhe në dashuri, sikurse është vit shumë pozitiv për Gaforren. Është periudhë ndryshimesh në pjesën sentimentale dhe punën tuaj. Do ju vijë një ofertë pune nga jashtë dhe duhet t’a studioni mirë, pasi është një moment reflektimi. Ka ndikime të mira në fushën e ekonomisë, pasi stabilizohet situata. Korriku është muaji i ndryshimeve për Gaforren, ndërsa muaji Shkurt dhe fillimi i Marsit është momenti më i mire, ku shumë gjëra do të ndryshojnë në jetën tuaj. Është koha më e mirë për të bërë një blerje, një shtëpi apo tokë. Për pjesën shpirtërore, Gaforre-Bricjap është kombinim i mirë, Gafore-Akrep dhe Gafore-Dem gjithashtu.

Luani

Ky vit është më i miri për ju për të bërë lëvizjet e duhura në pjesën e karrierës dhe punës. Koha më e mirë për Luanët është para datës 6 janar, kur është uji i bekuar dhe muaji Janar është me shumë ndryshime në fushën e biznesit dhe financave. Për vitin 2024 gati 80% e gjërave do të ndryshojnë në fushën e punës për ju. Lëvizjet më të mira do të jenë në muajin Mars, Korrik dhe Tetor. Nga ana shpirtërore, lidhjet më të mira janë: Luan-Ujor, Luan- Peshore që mund të kthehen në lidhje serioze. Brenda muajit Shkurt do të zgjidhni problemet e zemrës që keni patur deri tani.

Virgjëresha

Virgjëreshat këtë vit duhet të bëjnë lëvizjen e duhur që nënkupton një lëvizje nga një shtet në tjetrin. Dhjetëditëshi i dytë ka një ndikim shumë të madh sa i takon punës, kryesisht të lindurit e datës 2 deri 10 shtator. Pas datës 11 janar kanë një ndikim të madh në pjesën ekonomike-financiare dhe presin një ofertë shumë të rëndësishme për karrierën e tyre. Nga data 13-14 deri më 25 janar është momenti juaj për të pranuar ofertat që do ju ndryshojnë karrierën tuaj. Shenja juaj është stacioni i stabilizimit që lakmohet nga shumë shenja të tjera. Nga ana shpirtërore, ka patur një ndarje me Dem të dhjetëditëshit të dytë ose me Shigjetar të dhjetëditëshit të parë. Nga data 14 qershor e tutje është koha më e mirë për pajtime pas ndarjeve. Jupiteri dhe Urani ju sjell zgjidhje të shpejta që nuk i mendonit.

Peshorja

Kanë mundësi zgjidhje në çështje ekonomike-ligjore. Deri me datën 25 maj Jupiteri do të jetë në shtëpinë tuaj. Në çështje ekonomike keni qenë pak në vështirësi, por do arrini të shlyeni bankat dhe kreditimet deri më datën 25 maj. Ndikimi që ka nga Jupiteri dhe Urani do të sjellë mundësi dhe zgjidhje për shumë çështje të lëna pezull. Pas muajit Maj do të ketë ndryshime të mëdha që janë të paevitueshme për mirë, sidomos dhjetëditëshi i tretë. Afërdita në mesin e Majit do të jetë në shenjën e Demit që do ju japë mundësi t’a shfrytëzoni. Më favorite janë lidhjet sentimentale që shkojnë deri në martesë me Ujorët.

Akrepi

Jupiteri është sponsori juaj i madh i vitit 2024. Do të keni shumë mundësi dhe ndryshime në jetën tuaj, por ju do jeni dhe ambicioz. Puna, karriera dhe ndryshime të mëdha po bëhen gati për ju në vitin 2024! Do të luani një rol të rëndësishëm në karrierë, pasi është një moment që ju favorizon shumë dhe ku ju do të dalloni nga kolegët tuaj. Jupiterin e keni përballë dhe është në shenjën e Demit, çka do të thotë se mundësitë për ju janë të gjitha për t’u shfrytëzuar. Nga ana shpirtërore, lidhjet më të mira janë Akrep-Luan dhe Akrep-Peshk.

Shigjetari

Nga muaji Maj e tutje mund të quhet koha e tyre më e mirë për të përfituar në aspektin e karrierës dhe parave. Lajme shumë të mira vijnë për ju në fushën e karrierës, në fushën e punës dhe në fushën e dokumentacionit. Një gëzim i madh për ju do të vijë pikërisht më 17 janar deri më 24 mars 2024, mund të bëheni me shtëpi, mund t’ju bie një llotari, apo mund t’ju vijë një ofertë pune që mezi e prisnit. Keni patur probleme ekonomike, por tashmë jeni mirë.

Bricjapët

I kushtojnë vëmendje punës dhe aspektit ekonomik në këtë periudhë. Janë pak fajtorë në lidhje me dashurinë. Bricjapët kanë ndikime shumë të mira në karrierë, në ortakëri. Do keni kujdes në fushën e dashurisë në lidhjet që kanë të bëjnë me Dem, me Virgjëreshë, por gjashtëmujori i dytë është perfekti për të bërë lëvizjet e duhura.

Ujori

Keni një ndikim shumë të mirë nga Urani dhe Afërdita që ju favorizon në aspektin ekonomik financiar edhe pse Plutoni do të qëndrojë gjatë në shenjën tuaj, që do t’ju japë mundësi që të zgjidhni shumë çështje që keni lënë pezull dhe është një moment perfekt në lidhje me një takim pune, pasi në fillim Janari ndërroni punë. Në aspektin shpirtëror nga muaji Mars deri në Korrik 2024, lidhjet e largëta kanë përfitime dhe është moment i mirë për lidhjet: Ujor-Akrep dhe Ujor-Binjak.

Peshqit

Kujdes në fillim viti, pasi mund të zhgënjeheni nga një kontratë pune. Nëse ju jepet të firmosni përpara datës 22 Janar, kini kujdes të lexoni kontratën ose mos bëni kontratë të gjatë nëse e zgjidhni. Pas muajit Mars-Prill dhe Shtator-Tetor është momenti më i mirë për kontratat tuaja. Është momenti i duhur në stabilizimin ekonomik! Në aspektin shpirtëror, lidhjet më të mira janë: Peshk-Ujor, Peshk-Akrep dhe Peshk-Gaforre, ndërsa Peshk-Virgjëreshë është lidhja ideale.