Ndonëse është nënë e tre fëmijëve, Neda Balluku duket shumë në formë dhe pas një kohe të shkurtër pas lindjes së vajzës, iu rikthye ekranit dhe “Për’Puthen”, ku prej disa sezonesh është opinioniste.
Megjithatë, edhe Neda, si të gjithë, ka “pikat e dobëta”. E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Neda rrëfeu se një prej projekteve të parealizuara gjatë këtij viti ka qenë ndërhyrja në pamjen e saj. Siç tha ajo, ka disa vite që do të ndryshojë diçka në pamjen fizike, por nuk e ka realizuar asnjëherë: “Unë jam pro ndërhyrjeve estetike dhe një nga gjërat që kam dashur të bëj ishte dobësimi, por kam pak kohë që po e fitoj dalëngadalë peshën e vjetër…”, – tha Neda duke kujtuar se një prej gjërave që do të arrijë është edhe ndërhyrja në gjoks:
“Një nga qëllimet e mia në të ardhmen është të bëj gjoksin” – thotë ajo duke shtuar se vitin e kaluar ka qenë shumë afër kësaj ndërhyrjeje, deri edhe në bërjen e domenteve, por në fund është tërhequr: “I kam shkuar shumë afër vitin e shkuar dhe u tërhoqa. Por bëra mirë, sepse më erdhi në jetë goca…”, – shton Neda, duke nënkuptuar se nuk ka hequr dorë akoma nga ky objektiv që pret ta realizojë vitin e ardhshëm.