Gjashtë ushtarë nga Nepali që luftonin për ushtrinë ruse, janë vrarë deri tani në luftimet në Ukrainë.

Nepali i ka bërë thirrje Rusisë të ndalojë dërgimin e luftëtarëve Gurka në frontin e Ukrainës pasi një seri humbjesh kanë shkaktuar zemërim në vend.

Qeveria nepaleze ka thënë se gashtë ushtarë nga Nepali kanë vdekur deri tani në luftën në Ukrainë që prej nisjes në shkurt 2022, sipas kryeministrit Pushpa Kamal Dahal.

“Qeveria e Nepalit i ka kërkuar qeverisë ruse të nisë menjëherë kthimin e trupave dhe pagesat e kompensimit për familjarët”, tha dje ministria, duke shtuar se përpjekje po bëhen për lirimin e një tjetër ushtaraku të kapur nga pala ukrainase.

Grupet Gurkha njihen për trimërinë dhe aftësitë në fushëbetejë, pasi kanë shërbyer më parë për ushtritë e Indisë e Britanisë, në kohën e marrëveshjes së pavarësisë së Indisë në 1947.

Shteti i Himalajeve i vendosur mes Indisë e Kinës thotë se nuk ka një marrëveshje të tillë me Rusinë.
150 deri në 200 nepalezë besohet se po luftojnë për llogari të Rusisë që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë, tha Milan Raj Tuladhar, ambasadori i vendit në Moskë, shkruan rrjeti ‘Kathmandu Post’.
Ambasadori shtonte se të rinjtë nga Nepali po joshen në luftë me oferta tërheqëse financiare duke u nisur ielgalisht për në Rusi.
“Kemi kthyer shumë ilegalë në vend, që ishin sjellë për të luftuar për Rusinë”.

Trupat e dy ushtarëve nepalezë Rupak Karki e Sandip Thapaliya, janë varrosur tashmë pasi humbën jetën në verë, ndërsa të tjerë presin në morg, tha ambasadori.
Rusia ka nisur një fushatë të gjerë rekrutimesh me oferta joshëse duke premtuar bonuse në para apo dhe bursa studimi për të joshur të rinjtë në luftë.