Në kryeqytetin vietnamez Hanoi u zhvillia ceremonia e nisjes së raundit të ri të bashkëpunimit mes mediave kineze dhe vietnameze. Në këtë ceremoni kryetari i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong mbajti një videofjalim, ndërsa drejtori i përgjithshëm i Radios “Zëri i Vietnamit”, Tien Sy Do, mbajti një fjalim urimi me shkrim.
Në ceremoni filloi transmetimin zyrtar rubrika ditore e lajmeve në gjuhën vietnameze “Komunikimi mes Kinës dhe Vietnamit”, bashkëprodhim i CMG-së dhe i Televizionit Digjital Satelitor të Vietnamit. Kjo është hera e parë që një televizion kombëtar vietnamez transmeton një rubrikë lajmesh të prodhuar nga një medie e huaj.
Kryetari i CMG-së Shen Haixiong theksoi në fjalim se, në këtë rubrikë lajmesh, shikuesit vietnamezë mund të shohin çdo ditë lajme nga Kina dhe të ndiejnë në praktikë përfitimet e sjella nga bashkëpunimin miqësor mes Kinës dhe Vietnamit.

Shen Haixiong theksoi në fjalim se sivjet është 15-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm të bashkëpunimit strategjik Kinë-Vietnam. CMG-ja shpreson se ky program televiziv i shkëlqyer, që përmban bukurinë e kulturës tradicionale kineze dhe gjallërinë dhe gjallërinë e kohës.