Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza.

Bëhet fjalë për 33-vjeçari Ardit Nanon dhe 20 vjeçarin Andon Shoshari, të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në pranga të policisë.

Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 motra njëra 19 vjeçe dhe një të mitur 16 vjeçe.

Ndërkohë, Rudina Jashari, mamaja e 16-vjeçares ka folur në një lidhje të drejtpërdrejt për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, duke thënë se vajza e saj nuk është përdhunuar.

Ajo nënvizoi se e bija para dy vitesh ka qenë e lidhur me Andon Shesharin, me të cilin janë dhe kushërinj të parë, duke theksuar se tashmë e mitura është ndarë me këtë të fundit dhe është martuar me një tjetër prej pak kohësh.

Jashari ka akuzuar njerëzit e burrit të vajzës në lidhje me ngjarjen, duke thënë se kunata dhe kunati e kanë futur në këtë mesele.

“Vajza ime ka pasur një lidhje me Andon Shesharin, para dy vitesh. Vajza ime u martua më pas te Embra Kovaçi. Për shkak të xhelozisë ka pasur shtyrje. Problemet ka pasur vetëm nga ata. Mamaja e Andonit dhe burri im janë vëlla e motër. Po kanë qenë të lidhur para dy vitesh, vajza ime me Andon Shesharin.

Vajza ime është e martuar prej 1 muaj e gjysmë. Çunat nuk kanë faj. Ato e shtynë gocën time që të flasë këto fjalë. Unë vajzën time nuk e dua në atë shtëpi.

E kanë shtyrë kunata dhe kunati. Janë xhelozë. Unë çunat i dua jashtë burgut. Nuk e kanë ngacmuar dhe nuk e kanë përdhunuar. Janë gënjeshtra. Nuk kam mundur të flasë me vajzën time, nuk e lënë ata.

Unë dua të pyes dhe vajzën se çfarë ka ndodhur. Vajza u nda nga Andoni se nuk e lashë unë, janë kushërinj të parë. Ka qenë kunati që ka bërë denoncimin”, theksoi ajo.