Shumë shtete anëtare të OBSH-së kanë miratuar ditën e djeshme një rezolutë, e cila i kërkon Izraelit të respektojë detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar dhe të mbrojë punonjësit e oragizatave ndërkombëtare, të cilët janë vendosur në Gaza me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare.
Rezoluta reflektonte një “shqetësim të madh për situatën katastrofike humanitare në territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, dhe në veçanti operacionet ushtarake në Rripin e Gazës” dhe i bënë thirrje Izraelit të “respektojë dhe mbrojë” stafet mjekësore dhe personalin që garanton ndihmën humanitare.