Prej disa vitesh Real Madrid e ka ndjekur sulmuesin Kilian Mbape. Por pavarësisht përpjekjeve të “Los Blancos”, transferimi nuk është finalizuar.

Me merkaton e Janarit që po afron, drejtuesit e klubit madrilen janë duke diskutuar edhe për një tentativë të fundit pë ta sjellë francezin në “Santiago Bernabeu”. 25-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të sezonit. Kjo do të thotë se nga 1 Janari ai është i lirë që të diskutojë me klube të tjera për një kontratë të re.

Synimi i Realit është që të firmosë akordin me Mbapen në Janar, e në sezonin 2024/2025, ai do të luajë më “Galaktikët”.

Oferta financiare nuk ndryshon; Mbape do të përfitojë 26 mln Euro në vit, ndërsa në kontratë do të jetë një bonus mirëseardhjeje me vlerë 130 mln Euro.

Nëse pranon, francezi do të bëhet futbollisti më i paguar ndonjëherë te Real Madridi. Por Los Blancos do t’ia bëjnë të qartë fubollisit se nëse ai heziton ose refuzon, kapitulli për blerjen e tij do të mbyllet njëherë e përgjithmonë.