“Nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të na lërë të vdesim. Për ne është një çështje jetike”- është shprehur Zonja e parë ukrainase Olena Zelenska gajët një interviste për BBC, duke shprehur kështu shqetësimin për bllokimin e senatorëve republikanë në Shtetet e Bashkuara ndaj një projektligji që siguronte 60 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën.
“Ne vërtet kemi nevojë për ndihmë. Nuk mund të lodhemi, sepse nëse e bëjmë, vdesim.Për ne është jetike. Dhemb të shohim se çfarë po ndodh”,- është shprehur ajo.