Kryeministri britanik Rishi Sunak kaloi provën në parlament, teksa paketa e tij e re për azilkërkuesit, për t’i dërguar në Ruanda, shmangu ngërçin dhe kaloi me votë, duke i mbijetuar njëkohësisht dhjetëra ligjvënësve, që kërkonin largimin e tij.
Sunak ishte shprehur se i gjithë reputacioni i tij bazohet në këtë strategji të re për të luftuar emigracionin, ndaj votimi ishte një sfidë për të në parlament. Strategjia e re kaloi me 313 vota pro e 269 kundër, pas një dite të gjatë negociatash.
Pavarësisht fitores, rezultati tregoi se kryeministri po përpiqet dëshpërimisht të mbajë nën kontroll partinë e tij, por nuk dihet ende për sa kohë.