Pasi vetë Sali Berisha pranoi dështimin e protestës, edhe Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit pranoi se pak demokratë i janë bashkuar në protestën para kryesisë.

Në një deklaratë për mediat nga protesta që po mbahet para Kryesisë, Argita shprehu bindjen se gjithnjë e më shumë njerëz do t’i bashkohen kësaj qëndrese në ditët në vijim.

“Dalja në rrugë është aspekti i protestës popullore, në radhë të parë është apel për pjesën tjetër të popullatës për të qëndruar. Nuk është çështje numrash por çështje fryme, një ditë tjetër do jenë më shumë.

Berisha bën atë që bën çdo njëri për vendin e tij, njerëzit do ta mbështesin jam e bindur, për ne është e rëndësishme është ajo që bëjmë ne për vendin dhe parimet.

Si juriste jam pa fjalë, kurrë nuk e mendoja që në sistemin e drejtësisë mund të kishte shkelje të tilla të ligjit si ato që kam parë në atë proces që më ka prekur personalisht”, tha ajo.