Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, për Santianën ka arritur letra e shumë pritur nga partneri i saj jashtë shtëpisë.
Santiana ishte zotuar ta ndalonte lojën në BBVK nëse i kërkohej nga partneri, por mori një porosi krejt tjetër.
“Prisja të ishte një furtunë, një uragan siç je jashtë, që merr çdo gjë përpara e s’ndalesh asnjëherë, kundrejt asnjë sfide. Por, larg nga pritshmëritë, ndodhi që në rrugë të shfrytëzoheshe për lojën e dikujt tjetër, pa menduar fare për pasojat. Ti Santi u keqpërdore. Mesazhin e parë e ke marrë nga nëna, ky i imi është i fundit mbi këtë pjesë”, shkruhej në letër.
“Shumë më e fortë je vetëm. Në këtë rrugëtim s’të duhet shfrytëzuesi që të përdorë për intrigat e tij”, ishte letra për Santianën.