Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët, ka treguar se cilat janë bashkitë model që i janë përgjigjur me seriozitet aksionit të pastrimit të territorit.
Ai përmendi Përrenjasin, Belshin, ndërsa veçoi si pionier të ndryshimit, Cërrikun.
“Prrenjas, Belshi, Cërriku, si pionier i ndryshimit të ri, që ne e kemi bërë përpjekje për ta motivuar këtë vit dhe do të vazhdojmë shumë fortë vitin e ardhshëm në vazhdim, për qendrat e kompostimit të mbetjeve bujqësore”, tha ai.