Gëzimi i një tregu Krishtlindjesh në Belgjikë u kthye në tragjedi pasi pema e zbukuruar 20 metra e lartë e vendosur aty, u rrëzua duke zënë poshtë saj 3 persona.
Një prej tyre, një grua 63-vjeçare ndërroi jetë në vend. Agjencia e lajmeve, Belga raporton se aksidenti ndodh për shkak të një ere të fortë.
Pas ngjarjes së rëndë, tregu i Krishtlindjeve në Oudenaarde u mbyll ndërsa skena e incidentit u rrethua me kordonë policie dhe ka nisur menjëherë një hetim, qëllimi it ë cilit është të përcaktojë nëse rrëzimi i pemës së Krishtlindjeve, erdhi për shkak të sigurisë së dobët. Mediat vendase raportuan se menjëherë pas aksidentit, rreth njëzet vetë u mblodhën në vendngjarje për të ngritur pemën dhe liruan një nga dy personat e bllokuar, ndërsa i treti është shpëtuar më pas nga ekipet e shpëtimit. Viktima e ngjarjes ndërroi jetë në spital.
Kryetari i bashkisë ka vazhduar të insistojë se shirat e dendur dhe erërat e forta rrëzuan pemën, por në media janë shfaqur raporte sipas të cilave kishte pasur që përpara disa probleme me qëndrueshmërinë e saj.