Nga Edmond Arizaj
Trillim!
Po sikur Berisha të kryejë ndonjë akt ekstrem ndaj vetes?! Në emër të protestës, në emër të kujtimit, në emër të shpëtimit ç’të ketë për të shpëtuar, a në emër të gjithçkaje mund t’i shkojë në mendje.
E zemë se lë një letër përmalluese për PD, për përpjekjet e tij, për arritjet, për përballjet titanike me gjithê armiqtë e jashtëm e të brendshëm…nuk do ketë në letrën (imagjinare) e lamtumirës asgjë për ‘92, për ‘94, për 96, për 97, për 98, për 01, e deri 2011.
Në mendimet e tij kalorsiake, mund të ketë kaluar një ide e tillë, sepse ai është “Sali Berisha or budallenj”;
Në mendimet e tij si familiar i devotshëm mund të ketë ngecur një ide e tillë si mburoja e fundit për të afërmit e tij;
Në mendimet e tij heroike mund të jetë çimentuar një ide e tillë si shërbimi i fundit që i bën PD së tij…
Vetëm se, si me byzylyqe, si i mbyllur në shtëpi, si i mbyllur në birucë, si i (vet)mbyllur në Tufinë, Berisha nuk i hyn më në punë askujt.
As partisë. As shoqërisë. As kujtimeve. Ndoshta vetëm hakmarrësve…dhe historisë, si paralajmërim për të singjashmit e tij.