Armando Broja e nis si titullar ndeshjen e sotme që Çelsi luan ndaj Lutonit, e fundit për vitin 2023 në Premier Ligë për klubin anglez. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë në majën e sulmit në rreshtimin e bluve londinezë, me trajnerin Poçetino që i ka besuar atij përsëri një vend në repartin e avancuar.

Broja ka alternuar paraqitje si titullar me ato të nisura nga stoli në periudhën e fundit, teksa nuk ka pasur mundësinë të gjejë rrugën e rrjetës pas atij goli të shënuar kundër Fullhemit më 2 tetor.

FORMACIONET ZYRTARE

LUTON-ÇELSI