Policia e Tiranës ka nisur një aksion në disa zona të Tiranës, kundër lojërave të fatit. Gazetarja Xhensila Kodra, raporton se operacioni po zhvillohet me kontrolle të shumta, kryesisht në lokale ku dyshohet se ushtrohet në mënyrë të jashtëligjshme ky aktivitet.

Paraprakisht raportohet për 20 persona të shoqëruar. Pas verifikimeve të kryer, pritet të ketë arrestime të peronave që kanë kryer apo kanë krijuar logjistikë për të mundësuar këtë veprimtari.