Dy raste kontrabande dhe një i mosdeklarimit të parave në kufi janë goditur nga autoritetet policore. Autoritete thonë se për dy rastet e kontrabandës së mallrave janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar veshje të markave të ndryshme, me vlerë të konsiderueshme monetare. Ndërsa për rastin e mosdeklarimit të të hollave është proceduar penalisht një shtetas gjerman. Sakaq, është sdekuestruar shuma prej 30 000 euro që nuk e deklaroi në dalje të Shqipërisë, në Rinas.