Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se një numër i madh pacientësh në spitale nuk kanë ushqime, duke theksuar se shumica e tyre janë të uritur.
Të shtunën, një mision i organizuar nga OBSH shkoi në spitalet në qytetin e Gazës ,duke lejuar, ndër të tjera, dërgimin e më shumë se 19,000 litrave naftë në spitalin Al Shifa, më i madhi në enklavën palestineze, e cila u rrethua nga ushtria izraelite në nëntor, tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ajo që panë anëtarët e misionit të 23 dhjetorit “është një dëshpërim gjithnjë në rritje për shkak të urisë“, tha Tedros.
Sipas kreut të OBSH-së, luftimet e pandërprera dhe një numër i madh i të plagosurve e kanë gjunjëzuar kapacitetin e spitalit. Spitali mund të ofrojë vetëm ndihmën e parë më elementare në këtë periudhë.
Sean Casey, një anëtar i misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se sallat e operacionit ishin të mbingarkuara.
“Të gjithë njerëzit me të cilët folëm janë të uritur,” theksoi ai.
Kreu i OBSH-së foli nga ana tjetër për banorët e dëshpëruar që morën ndihmat ushqimore që po transportoheshin me kamion në spital.
“Në këtë kontekst të mungesës së madhe të ushqimit, nevoja për të ngrenë i ka shtyrë disa prej tyre në gjendje dëshpërimi të marrin ushqim nga kamionët e transportit”, shkroi Tedros.
Ekipet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë vizituan gjithashtu maternitetet Al Sahaba dhe Al Helou, në një mjedis ku mungon karburanti që të mbajë në funksionon gjeneratorët.
Gjithashtu ka mungesa të tjera si ushqimi, uji, oksigjeni dhe antibiotikët.