Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionitë të Përgjithshëm Elbasan ka rregjistruar procedimin penal nr.1549 dt.15.12.2023 për veprat penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga e cila një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 248 dhe 324/a/2 i K.Penal.
Nga kryerja e veprimeve hetimore deri në këto momente rezulton se,
Në datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 në ambjentet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, shtetasi (i dënuar me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lartë) Sokol Mjaca me armë zjarri pistoletë ka gjuajtur në drejtim të shtetasit (të dënuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe plagosur viktimën Indrit Shaqja. Më pas ky shtetas ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit si dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, konkretisht kqyrje e vendit të ngjarjes, deklarimeve të marra, pyetjes së personit nën hetim Sokol Mjaca dhe akteve shkresore të administruara deri në këto momente, arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për një kohë rreth 20 dite. Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij dhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo rregjimi brendshëm).
Në vijim të veprimeve hetimore ka dyshime të bazuara se nga punonjësit e shërbimit, nuk janë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme. Gjithashtu gjatë transferimit nga ambjentet e godinës të emërtuar si 41 biz ku ka qënë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjaca rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrrollit fizik dhe të sendeve personale si parashikon skema e sigurisë, si dhe nga ana e autoriteteve të informacionit të burgut nuk është njoftuar ngjarja e ndodhur në orën 13:52 të datës 15.12.2023 në sallën operative të DVP Elbasan apo Komisariatin e Policisë Peqin.
Mbi këtë bazë nga policia gjyqësore është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Sokol Mjaçaj alias Mjacaj, i biri i Fran dhe i Tone, i dtl.14.02.1995, lindur dhe banues në Shkodër, Nj. Adm. Shalë, arsimi 9 vjeçar, profesioni i papunë, gjendja civile beqar, gjëndja gjyqësore i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në IEVP Peqin, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” nga të cilat njëra e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëmëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuara nga nenet 79 pika dh e 22, 278/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu me Vendim të Prokurorit të çështjes është urdhëruar ndalimi si te dyshuar për nje krim dhe konkretisht të shtetasve:
1. K.H, me detyrë drejtori i IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marrë masat e duhura ligjore për menaxhimin e sigurisë në burg duke cenuar rëndë sigurinë në këtë institucion.
2. Q.M, me detyrë Shef regjimi, të godinës 41 Bis, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka respektuar detyrimet ligjore të përcaktuara në skemën sigurisë së burgut për kryerjen e kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj nga godina e 41 bis në sektorin B.
3. N.Gj. me detyrë ish shefi i sigurise të IEVP Peqin pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar hyrjen në rregjimin e brendshëm të armës së zjarrit me të cilën është kryer vrasja.
4. A.D., me detyrë Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar detyrën e tij duke mos njoftuar Sallën operative të Policisë së Shtetit për ngjarjen e ndodhur.
5. I.B., me detyrë punonjës sherbimi Godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.
6. F.M., me detyrë polic shërbimi tek godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.
7. F.P, me detyrë polic shërbimi, pergjegjes sektori kati i parë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të denuarit Sokol Mjacaj.
8. V.Sh., me detyrë shef regjimi godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marre masat e nevojme per te garantuar respektimin e procedurave të kontrollit në sektorin që ai drejton.
9. G.M, me detyrë shërbim në kollonë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.
10. K.H, me detyrë punonjës i rolit bazë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.
11. E.Ç, me detyrë polic shërbimi, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.
12. I.D, me detyrë punonjës roli bazë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.