Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thirri mbrëmjen e djeshme mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Pas takimit, ai ka bërë të ditur se dy policë kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa 35 persona janë arrestuar.
Ai theksoi se është tentuar të merren me dhunë institucionet e Serbisë, shkruajnë mediat serbe.
“Deri tani janë arrestuar mbi 35 banditë. Aksioni vazhdon dhe nuk do të ndalet. Identiteti i disa personave është duke u përcaktuar në këto momente dhe të gjithë do të arrestohen gjatë natës”, tha Vuçiç.
Siç ka shtuar ai, në një minutë e gjysmë të gjithë ikën kur u shfaq xhandarmëria, duke theksuar se shtetit të Serbisë i kanë shkaktuar dëme të mëdha. Thirrja e tij për takimin urgjent erdhi mbrëmjen e djeshme pasi mbështetësit e koalicionit “Serbia kunër dhunës” (SPN) vijuan protestën e tyre para Kuvendit të Beogradit, ku edhe një herë tentuan të hynin me forcë në objekt.