Rusia është e gatshme të negociojë me Europën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kievin, por vetëm në përputhje me interesat e saj, tha sot (19 Dhjetor) presidenti rus Vladimir Putin.

“Është diçka e mirë që Ukraina, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët janë treguar agresivë ndaj Rusisë kërkojnë të negociojnë por ne do ta bëjmë këtë në bazë të interesave tonë”, tha Putin.

Duke folur për situatën në Ukrainë, presidenti rus tha se historia do të vendosë gjithçka në vendin e vet.