Një 65-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në lumin Buna.

Me iniciale H. S., banues në Mitrovicë, rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit. Kërkimet do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.