Deputeti i grupimit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pyeti avokatët e Sali Berishës nëse i kishin kërkuar atij të heqë dorë vullnetarisht nga mandati.
Alibeaj: Lëvizja më e mirë politike do të ishte ajo e daljes publikisht dhe lënies me vullnet të mandatit. Nuk po iu këshilloj as juve dhe përfaqësuesve politikë se çfarë sjellje do të mbajë. Ka një kod sjelljeje ky Parlament që do të thotë se deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti. Kjo do të ishte një këshillë që ndoshta ia kishit dhenë.
Mëngjesi: Ne jemi kontraktuar nga Berisha si profesionist dhe nuk jemi këshilltar politik. Për hir të së vërtetës, jo vetëm nuk jemi përfaqësues politik por edhe nuk kuptojmë mirë nga politika. Qëndrimet i ka mbajtur vetë zt.Berisha dhe do të keni mundësi ta pyesni në seancë.
Gjokutaj: Që të pretendosh se zt.Berisha ka përfituar në këtë rast, aspak! Ai është trajtuar në kundërshtim me ligjin si i tillë. Berisha nuk ka qenë i favorizuar këto kohë qoftë me vulën, me siglën. Kjo është tentativa e fundit. Kjo është një e vërtetë e madhe. Nuk është se është braktisur procesi si i tillë por në momentin kur praktikat janë të tilla, nuk përfillet Parlamentit, Gjykata Kushtetuese dhe bëhet sikur dëgjohet.
Nikolla: Jeni profesionist dhe vini e bëni këtu politikë.
Gjokutaj: Këtu nuk mund të jemi në gjykatë. Lëre të nxjerrë dufin thotë populli. Çmimin e fjalët e keni ngritur shumë. Keni ardhur në emër të kryeministrit këtu dhe s’doni të na lini të flasim?!
Nikolla: Dufin shfryni në një vend tjetër.