Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, është i bindur se Thomas Muller do ta rinovojë kontratën e tij, që skadon në vitin 2024.
Numri një i bavarezëve foli për mediet gjermane, duke konfirmuar rëndësinë e kontributit të 34-vjeçarit.
“Muller është një ikonë absolute për Bayern-in dhe një lojtar me merita të mëdha këtu. Të gjithë do të donim që ai ta mbyllte karrierën e tij në Mynih. Jemi në negociata, jam optimist dhe shpresoj që ai të qëndrojë me ne”-deklaroi Hainer.