Cristiano Ronaldo shënoi golin e 54 për 2023 në të gjithë aktivitetet duke u shpallur shënuesi më i mirë i vitit. Portugezi realizoi në fitoren 4 – 1 të Al-Nassr ndaj Al-Taawoun, një sfidë e luajtur të shtunën e vlefshme për Pro League e Arabisë Saudite.

Ronaldo kaloi në këtë garë anglezin Harry Kane dhe francezin Kylian Mbappe me 2 rrjeta më shumë. Për 5 herë fituesin e Topit të Artë është viti i tetë që e kalon kufirin e 50 golave të realizuar.

Cristiano Ronaldo 10 herë ka shënuar me përfaqësuesen e Portugalisë, ndërsa 44 me Al Nassr në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. 38-vjeçari këtë vit kaloi edhe kufirin e 1200 golave në karrierë.