Për herë të parë, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen pako dhe letra për robërit e luftës, të dërguara nga familjet e tyre, njoftoi sot komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Tatiana Moskalkova.
Sipas Moskalkova, komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmitry Lubinets, ra dakord për shkëmbimin, i cili u zhvillua në “kufirin ruso-ukrainas, me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e agjencive kompetente”.
Më 30 nëntor, Moskalkova tha se ajo dhe homologu i saj ukrainas vizituan njëkohësisht 119 ushtarakë të të dy vendeve.
Më vonë Komisioneri rus për të Drejtat e Njeriut shprehu shpresën në një intervistë për TASS se ushtria ukrainase që ndodhej në Rusi, mund të mbante kontakte me familjet e tyre.