Një person u vra dhe 8 u plagosën në Kharkiv ndërsa 7 të tjerë u plagosën në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, në sulmet masive me raketa nga forcat ruse. Një ndërtesë e stacionit të metrosë në Kiev që përdorej si strehë u dëmtua, tha kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Klitschko.
A Russian missile strikes a high-rise apartment building in Kyiv pic.twitter.com/vZUw4bL4Tw
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 29, 2023
Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, u regjistruan 22 sulme ruse, të cilat dëmtuan një spital, ndërtesa banimi dhe një objekt industrial. Shpërthimet janë dëgjuar gjithashtu në Kiev, me sulmet ajrore që shkaktuan alarm mbarëkombëtar.
Në Lviv, një qytet në Ukrainën perëndimore që rrallë është në shënjestër, kryebashkiaku Andriy Sandovy raportoi sulme. Ditën e djeshme, sulmet ruse vranë tre persona dhe plagosën nëntë të tjerë në dy fshatra në rajonin e Zaporizhia, sipas autoriteteve ruse.