Forcat ruse kanë nisur sulme të reja në qytetin ukrainas Avdeyevka, si pjesë e një ofensive që synon të marrë kontrollin mbi rajonin lindor të Donbasit, njoftoi sot ushtria ukrainase.

“Ditën e djeshme, armiku nisi operacionet e sulmit masiv me mbështetjen e automjeteve të blinduara në drejtim të Avdeyevka dhe Marinka”, tha zëdhënësi ushtarak Alexander Stupun.

Linjat e frontit në Ukrainën lindore pothuajse nuk kanë lëvizur gjatë javëve të fundit, por luftimet kanë qenë intensive, tha Stupun, duke shtuar se janë raportuar 610 bombardime pranë Avdeyevka në 24 orët e fundit.