Armando Broja është mes pesë emrave që Chelsea dëshiron të largojë në merkaton e janarit. Sipas The Athletic, forma jo e mirë e ekipit ka bërë që drejtuesit të shohin edhe largimet e mundshme në janarin e 2024. Sulmuesi i Kombëtares ka marrë minuta pas rikthimit nga dëmtimi dhe me gjasë nuk është ndër zgjedhjet e para të Pochettinos.

Chelsea shpenzoi shumë gjatë afatit kalimtar të verës, pasi afroi lojtarë si Moises Caicedo, Cole Palmer dhe Nicolas Jackson. Përpara afatit kalimtar të janarit, Chelsea ka vënë në dispozicion për shitje pesë yje të ekipit të parë pasi Pochettino kërkon të shkurtojë skuadrën e tij.

Sipas The Athletic, mesfushori Conor Gallagher përballet me një të ardhme të pasigurt pavarësisht se ka qenë kapiten i ekipit në 11 ndeshje këtë sezon. Përveç Gallagher, në listën e transferimeve besohet se janë edhe mbrojtësi Trevoh Chalobah dhe sulmuesi Armando Broja (30 milionë euro). Chalobah kërkohet nga klubet e Serie A, teksa dhe mbrojtësi i krahut Ian Maatsen është mes lojtarëve që janë në treg.