Leçe do të presë nesër Bolonjën në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Seria A. Në prag të këtij dueli, mesfushori Ylber Ramadani ka dalë në konferencë për shtyp. Ylli kuqezi u ndal edhe tek shorti i Europianit për Kombëtaren shqiptare.

Jeni të kënaqur me kampionatin tuaj?

Çdo ditë ne punojmë për të bërë më mirë. Nesër kemi një ndeshje të vështirë në të cilën duhet të marrim pikë.

Çfarë i mungon Leçes për të fituar sërish?

Ne jemi profesionistë dhe e dimë që nuk kemi fituar 8 ndeshje radhazi. Ndaj Bolonjës duhet të hyjmë me kokën e duhur për të fituar. Ne krijojmë raste, por duhet ta mbyllim ndeshjen. Kundër Romës ne luajtëm një lojë të shkëlqyer, por humbëm në dy minuta.

Çfarë shpresoni për shortin e “EURO 2024” me Shqipërinë?

Do të doja një grup Itali-GjermaniZvicër-Shqipëri. Të shohim nesër (sot). Është kualifikimi i dytë në historinë tonë, një mundësi e madhe. Kemi një ekip vërtet të fortë, 7-8 prej lojtarëve luajnë në Serinë A. Është një ëndërr për mua, që i vogël e kam dashur këtë.

Si është atmosfera në dhomat e zhveshjes?

Gjithmonë pozitive, ne jemi të bashkuar dhe jemi një grup kompakt. Nuk shikojmë kush luan dhe kush jo, ne shkojmë në fushë për të fituar dhe kaq. Shokët e mi në mesfushë nuk janë të rëndësishëm, mjafton të fitojmë.