Një shqiptar është sulmuar mbrëmjen e djeshme në qendër të Firences, Itali.
Sipas medieve italiane ai është rrahur dhe më pas grabitur nga një person ende i paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në via Guelfa. Shqiptari 37-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital.
Ka qenë një kalimtar i rastit ai i cili ka parë ngjarjen dhe ka njoftuar menjëherë polciinë.
Sipas asaj që është rikonstruktuar, 37-vjeçarit i është afruar një i panjohur, e ka goditur me grusht dhe më pas i ka vjedhur 600 euro. Autori është larguar me vrap nëpër rrugët e qendrës historike.
Pamjet nga sistemi i mbikëqyrjes po shqyrtohen nga hetuesit për të identifikuar sulmuesin.