Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shtyrë edhe një herë votimin për rezolutën e Gazës. Shtetet e Bashkuara tani mbështesin rezolutën, por vendet e tjera po bëjnë thirrje për një tekst më të fortë me një thirrje për një pezullim urgjent të armiqësive midis Izraelit dhe Hamasit. Projekt-rezoluta u diskutua me dyer të mbyllura për më shumë se një orë nga anëtarët e këshillit, pasi pati ndryshime të rëndësishme.

Shumë përfaqësues thanë se duhej të konsultoheshin me vendet e tyre përpara votimit, të planifikuar për sot.

Ambasadorja amrikane në OKB Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve se “nëse rezoluta hidhet për votim siç është, atëherë mund ta mbështesim”. Ajo mohoi që projekt-rezoluta të ishte dobësuar.

“Projekt-rezoluta është shumë e fortë dhe mbështetet plotësisht nga grupi i vendeve arabe”, tha ajo.