Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur, Mirush Kabashi në moshën 75-vjeçare.
“Shumë i trishtë lajmi i ndarjes nga jeta të artistit të madh Mirush Kabashhi. Lamtumirë dhe u prehsh në paqe”, shkruan Balla.
Postimin e tij, Balla e shoqëron me një video nga një interpretim i Mirush Kabashit, të bërë disa kohë më parë. Përveç aktrimit dhe prezantimit, Kabashi ishte edhe një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë.
Për ndarjen nga jeta e aktorit të madh, kanë reaguar edhe figura të tjera publike në vend.
Kabashi ndërroi jetë për shkak se prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.