Sali Berisha pranoi se nuk ka asnjë shpresë që gjykatësja Irena Gjoka të tërhiqet nga gjykimi kundër tij, edhe pse avokatët paraqitën vendimin e shkarkimit sa saj në vitin 1996. Në një konferencë për mediat, kreu i Rithemelimit pohoi se i gjithë procesi kundër tij është politik dhe po dirigjohet nga Edi Rama.
“Procesi i shtyrë do merrte vetë vendim gjykatësja, çka unë nuk besoj të tërhiqet nga vendimi i saj, apo duhet të marrë vendim një gjykatës tjetër, këtë do e bëjnë të qartë avoketërit. Por fakti është se gjithçka zhvillohet sipas skenarit të Edi Ramës”, ka deklaruar Berisha. I cili nuk ka lene kercenim dhe presion pa bere deri me tani ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka ne dore ‘fatin’ e Berishes per arrestin.
Lidhur me kërkesën e SPAK për prezencë të policisë tek dera e shtëpisë gjatë ekzekutimit të masës së arrestit, Berisha reagoi i pa shqetësuar.
“Do venë policë? Unë e ftoj të vënë një batalion, ta rrethojnë atë rrugicën aty ku jam unë dhe unë nuk kam asnjë problem”. Ish-kryeministri një koment e pati dhe për ata që besojnë se Edi Rama nuk e do në burg, por e preferon përballë në zgjedhje, pasi vetëm kështu kreu i qeverisë mund të zgjasë pushtetin e tij. “Ata që mendojnë kështu, do më falin po bëjnë dudumin. Po po të ishte kështu, Edi Rama pse do ta arrestonte liderin e opozitës, pa asnjë fakt dhe asnjë dokument”. Premtoi sërish për protesta para SPAK, por pa dhënë një datë konkrete dhe konfirmoi qëndrimin se çdo vendim të gjykatave shqiptare do ta dërgojë në Strasburg.