Wesley Sneijder, ish-mesfushori i famshëm i Interit dhe Holandës në një intervistë të fundit, shprehet krejtësisht kundër idesë që një skuadër futbolli meshkujsh të trajnohet nga një femër.
39-vjeçari shprehet se e beson që ka bota ka ndryshuar dhe diferencat mes gjinive nuk janë më të njëjta si vite më parë, megjithatë sërish ai e sheh të ekzagjeruar idenë që një skuadër meshkujsh të ketë për trajnere një femër.
“Sipas meje po e ekzagjerojmë pak, ndoshta situata ka ndryshuar, por sipas mendimit tim diçka e tillë nuk është normale. Unë për veten time nuk do ta mendoja kurrë që të trajnohesha nga një femër. Të jemi të qartë, nuk jam aspak kundër femrave, por po flasim për një çmenduri”, u shpreh Sneijder.