Prokurorët e SPAK, që kanë kërkuar arrestimin e Sali Berishës, kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku në orën 12:00 Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të tij.

Arben Kraja dhe Enkeleda Milloani janë dy prokurorët që po hetojnë aferën e dosjes “Partizani” më 21 tetor 2023 kërkuan masën e sigurisë për Sali Berishën detyrim me paraqitje dhe ndalim të udhëtimit jashtë. Pas refuzimit të Berishës për ta zbatuar kërkojnë ashpërsimin e masës së sigurisë por më parë duhet të marrin autorizimin e Kuvendit.

Mbledhja është caktuar të nisë në orën 12:00.