Igli Tare shpjegon arsyet e ndarjes nga klubi bardhekaltër i Lazios pas 18 viteve: “Ishte koha të ndaheshin në mënyrë civile, pa qejfmbetje”.
Ai ka bashkëpunuar gjatë me trajnerin që kryeson Serie A me Interin: “Simone Inzaghi ishte i paracaktuar, studionte futboll gjithë ditën. Ishte normale që të përmirësohej. Ai e bëri këtë me përulësi dhe përkushtim, tani është një trajner i kompletuar”.
“Nuk është vetëm Seria A, gjithçka mund të ndodhë në një çast. Duke studiuar mund të zbuloni se kush është më i mirë, kush është përpara. Anglia me Premier League, padyshim. Por edhe Gjermania” thotë Tare kur pyetet për të ardhmen e tij në “Corriere della Sera”
18 vitet e kaluara te Lazio nuk mund të fshihen, Igli Tare shpjegon arsyet e ndarjes nga klubi bardhekaltër: “Ishte koha të ndaheshin në mënyrë civile, pa qejfmbetje”. Ai ka bashkëpunuar gjatë me trajnerin që kryeson Serie A me Interin: “Simone Inzaghi ishte i paracaktuar, studionte futboll gjithë ditën. Ishte normale që të përmirësohej. Ai e bëri këtë me përulësi dhe përkushtim, tani është një trajner i kompletuar”.
Shqiptari flet edhe për të ardhmen e tij, pas 18 vitesh te Lazio: “Nuk është vetëm Seria A, gjithçka mund të ndodhë në një çast. Duke studiuar mund të zbuloni se kush është më i mirë, kush është përpara. Anglia me Premier League, padyshim. Por edhe Gjermania.
Përveç Bayern Munich, ajo që ka bërë Bayer Leverkusen është e pabesueshme. Një trajner i madh, Xabi Alonso, një klub shumë i organizuar, infrastrukturë e jashtëzakonshme. Italia është shtëpia ime, kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës këtu. Megjithatë nuk është vetëm Seria A, unë jam i përditësuar. Përballë një projekti interesant, mund të punoja edhe jashtë Italisë. Kjo varet edhe nga vlerat që ka një klub.
Po futbolli në Itali? Si shkollë futbolli nuk diskutohet, vlera e trajnerëve është një fakt i pohuar në mbarë botën. Megjithatë, në nivel organizativ, ne jemi vite dritë prapa këtu. Djali im më i vogël është 11 vjeç, ai luan për Lazion. Si prind që e shoqëron në seancat stërvitore dhe në ndeshje, i kuptoj vështirësitë e familjeve, sakrificat.
Një klub i madh futbolli duhet të punojë për këtë, të krijojë një organizim që lehtëson angazhimin e familjeve. Kështu mund të lindësh kampionë. Përndryshe rrezikoni të humbni shumë prej tyre. Fatmirësisht Italia do të zhvillojë Kampionatin Europian në vitin 2030, por nuk është problem vetëm ndërtimi i stadiumeve. Ne kemi nevojë për infrastrukturën që e bën një klub të madh, duke filluar nga sektori i të rinjve”.
Dhe në fund të intervistës për “Corriere della Sera”, ish-kapiteni ynë kuqezi nuk mund të mos pyetej për atë që na pret verën e ardhshme: Itali-Shqipëri do të zhvillohet më 15 qershor në Dortmund. Tare, për kë do të bëjë tifo? I dyzuar, por jo sa për ta konsideruar “italian”:
“Tre të katërtat e mia do të mbështesin Shqipërinë, çereku Italinë. Kjo, sepse lidhja mes nesh shqiptarëve dhe vendit tuaj është shumë e fortë. Do të shihni, atë ditë do të jenë 80 mijë njerëz që do të këndojnë himnin e Mamelit, mes tyre edhe shqiptarë. Kjo ka ndodhur tashmë në Genoa, 9 vite më parë.
Një marrëdhënie e ngushtë na lidh me Italinë, e cila është gjithashtu e vështirë të shpjegohet për shkak të asaj se sa e thellë dhe e rrënjosur është. Pastaj, kujdes: kombëtarja jonë po rritet shumë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë për Italinë. Spalletti është i mirë, ai e di mirë këtë.”