Mund të ishte mbyllur gjithçka që në merkaton e verës, por negociatat dështuan në minutën e fundit. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” e mesfushës, së Fulham, Joao Palhinha, me portugezin, që është prej kohësh në listën e “dëshirave”, të teknikut Thomas Tuchel dhe bordit të Bayern Munich.
Mirëpo, duket se pavarësisht refuzimit të anglezëve, në fundin e merkatos së vertës, me hapjen e fraksionit të merkatos, në muajin janar, “barvarezët” do të hidhen sërish në sulm, për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit portugez.
Sipas, raportimeve më të fundit të mediumeve britanike, për kartonin e Palhinha, “gjigantët” e futbollit gjerman kanë bërë gati një ofertë zyrtare për klubin anglez, me këta të fundit, që nuk pranojnë më pak se 60 milionë paundë për kartonin e “luzitanit” dhe pritet që oferta e kampionëve të Bundesliga, të rrotullohet rreth asaj shifre. /i.m /abcnews.al