Juglindja e Anglisë përgatitet për dëborë e acar, pasi dimri në këtë vend nisi zyrtarisht një ditë më parë, kur u regjistrua nata më e ftohtë e 9 muajve të fundit, me temperaturat që zbritën menjëherë deri në minus -10 gradë Celsius.
Autoritetet paralajmërojnë për një përkeqësim të rrufeshëm të kushteve atmosferike, dhe për rrebeshe shiu në rajonet bregdetare, ndërsa më në brendësi të vendit nis dëbora me akumulime kryesisht në male e kodra.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan aktivizoi një ‘protokoll emergjence nga moti i keq”, me qëllim hapjen e qendrave pritëse për të pastrehët që të cilët temperaturat nën zero në kryeqytet, i gjejnë në rrugë.
Mediat vendase flasin për një rritje prej 300 përqind të shitjes së ngrohësve me panele, 200% ato të radiatorëve dhe 115% kaldajat.
Agjencia britanike për Sigurinë e Shëndetit dhe zyra e Meterologjisë kanë lëshuar alarme për shëndetin në pesë rajone – East Midlands, West Midlands, North West, North East dhe Yorkshire. Ato zgjasin deri të martën e ardhshme.
Më shumë se 30 shkolla në Cornëall u mbyllën gjatë ditës, ose u hapën me vonese për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike.
Ekspertët vendas thonë se moti javën e ardhshme do të bëhet më i paqëndrueshëm dhe ndonëse do të zbutet pak në zonat jugore dhe qendrore, i ftohti do të vazhdojë të mbajë mbërthyer disa rajone bregdetare, ku priten në vijimësi shira të rrëmbyer.