Policia ka arrestuar një 42-vjeçar në Vlorë të dyshuar për vjedhjen e disa banesave, Florenc Grabovaj u kap teksa tentoi që të vjedhë një banesë, ndërsa u zbuluar nga kamerat e sigurisë.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Nga hetimet ka rezultuar se 42-vjeçari është autori i dyshuar i vjedhjes në 2 banesa të tjera, në fshatin Nartë dhe lagjen “24 Maji”, në të cilat dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake dhe sende të ndryshme personale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.